Mjeku Qyra sqaron sesi do të kryhet testi i shpejtë i COVID: Përgjigjen do e merrni për 30 minuta

Shqipëria

Mjeku Qyra sqaron sesi do të kryhet testi i shpejtë i COVID: Përgjigjen do e merrni për 30 minuta

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Mjeku Shpëtim Qyra sqaroi në Euronews Albania se testimi i shpejtë e jep përgjigjen nëse je apo jo i infektuar brenda 30 minutave.

“Nga vetë fjala testi i shpejtë, avantazhi i këtij testi është që të japë një përgjigje më të shpejtë, brenda 30 minutave  jep një përgjigje pozitive për praninë ose jo praninë e virusit.

Natyrisht është më afër popullatës që e ka nevojshme bërjen e një testi. Që do të thotë që këto teste nuk do të kryen më në një nivel qendror, por do të kryhet në qendrat shëndetësore. Aktualisht  në dijeninë time ka filluar aplikimi në terren. Ndërkohë që do të ngrihen edhe qendra që do të jenë pranë poliklinikave”, u shpreh ai.

Zoti Qyra theksoi më tej se ky është një test që nuk mund ta kryejë e gjithë popullata, por vetëm pacientët që kanë një rekomandim nga mjeku i familjes.

“Pra është një test që nuk mund ta kryejë e gjithë popullata. Mjeku i familjes është në kontakt me popullatën në të cilën punon. Mjeku i popullatës do të përcaktojë bërjen e testit dhe do të rekomandojë për të shkuar në pikën më të afërt për të bërë testin. Testi i shpejtë kryhet kur fillojnë shenjat e para klinike”, tha mjeku.

“Testi i shpejtë që është individual ka një përgatije paraprake dhe merr një përgjigje për 30 minuta. Pra, mjeku i familjes rekomandon, pacienti shkon bën testin dhe do të ketë një rrjet lidhjeje për infroacionin”, tha ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat