Gjipali: Jo konferencë ndërqeveritare këtë vit, axhenda e BE-së nuk përmend zgjerimin

Shqipëria

Gjipali: Jo konferencë ndërqeveritare këtë vit, axhenda e BE-së nuk përmend zgjerimin

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Gledis Gjipali

I ftuar në Ora News Gledis Gjipali, kreu i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri u shpreh se është pothuajse e pamundur që të kemi një tryezë të parë ndërqeveritare para dhjetorit.

Ai tha se vendet skeptike mbetet të njëjtat, që janë Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilat mendojnë se nuk ka një progres të tillë për të mbajtur një konferencë të parë.

Gjipali: Është pothuajse e pamundur që të kemi një tryezë të parë ndërqeveritare para dhjetorit. Nga agjenda e publikuar nga mbledhja e ministra evropianë për nesër, nuk është përmendur pjesa e zgjerimit, pasi nuk ka pasur një zhvillim pozitiv që të ketë ndikuar në këtë agjendë për një votim të mundshëm në Këshillin e Evropian për vendin tonë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Vendet skeptike mbetet të njëjtat, që janë Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilat mendojnë se nuk ka një progres të tillë për të mbajtur një konferencë të parë ndërqeveritare. Kjo e nisur edhe nga mos përmbushja e kushteve, si Gjykata Kushtetuese, Reforma Zgjedhore dhe konsensusi politik. Ka një veta nga Maqedonia, nuk kanë dalë në sipërfaqe këto elementë. Ne duhet të shohim se ku ne çalojmë, se veta do të ketë herë pas here, por e rëndësishme është ecuria jonë në raport me procesin evropian. Ne kemi humbur shumë kohë dhe këtë kohë duhet të fitojmë duke implementuar reforma dhe të jemi të besueshëm të partnerët tanë në BE. Kohët e fundit po negocim te disa elementë që janë të realizueshëm, jo të pamundur.

Gjipali shtoi se politika e përdor shpesh kartën e integrimit evropian, jo si një interes kombëtar mbi partitë dhe në të mirë të zhvillimit të vendit.

Gjipali: Nuk ka një rritje të skepticizmit ndaj vendit tonë, sepse kemi një mbështetje ndër më të lartat në rajon, por nuk kemi një presion të mjaftueshëm të shoqërisë për të prodhuar rezultate. Ky duket si një proces që askush nuk e di se kur do të përfundohet. Politika e përdor shpesh kartën e integrimit evropian, jo si një interes kombëtar mbi partitë dhe në të mirë të zhvillimit të vendit. I është dhënë prioritet politikës së brendshme dhe jo procesit të integrimit. Kemi parë që shpeshherë ky proces është ngadalësuar, ndërsa shumë vende të tjera kanë ecur më shpejt se ne. nga ana tjetër, sa më shumë nuk plotësohen këto kushte aq më shumë shtohen skeptikët nga ana e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat