Infektohen me koronavirus pesë mësues në Elbasan

Shqipëria

Infektohen me koronavirus pesë mësues në Elbasan

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë konfirmuar pesë mësues me koronavirus.

Ndërkohë aktualisht në sistemin arsimor në rrethin e Elbasanit janë 24 mësues aktiv me COVID-19 dhe 12 nxënës të prekur.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar pozitiv për koronavirus 65 persona.

Ndërkohë numri i viktimave në vend për shkak të COVID-19 vijon të jetë e lartë, pasi 17 pacientë humbën betejën me virusin ndërsa u shënuan 695 raste të reja me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat