Krimi i 15 viteve më parë, si u vranë me tritol në ashensor Vajdin Lamaj dhe miku i tij

Shqipëria

Krimi i 15 viteve më parë, si u vranë me tritol në ashensor Vajdin Lamaj dhe miku i tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:16
Vajdin Lamaj

SPAK duket se eshte drejt zbardhjes se nje prej ngjarjeve kriminale me te renda dhe pa autore te 15 viteve me pare.

Behet fjale per ekzekutimin e ish-biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut te tij Dritan Arsi. Krimi ne fjale beri buje jo vetem per emrat e njohur te viktimave, por dhe metoden sesi u vrane ata. JavaNew sjell edhe nje here raportimin e ngjarjes se shkurtit 2005, kur Lamaj dhe Arsi u hodhen ne ere me tritol teksa ishin ne ashensor.

Ndersa sot SPAK akuzon per kete krim Emiljano Shullazin, Lulzim Berishen dhe kater te tjere.

Ja si u raportua ngjarja 15 vite me pare:

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pas mesnate ne Tirane. Vajdin Lamaj, Presidenti i Federates se Boksit dhe Zv/president i “TOP Albania Radios”, eshte vrare si pasoje e nje atentati me eksploziv. Shperthimi i ekslozivit ndodhi rreth ores 1 .30 pas mesnates se sotme, ne pallatin ku banonte Lamaj.

Pallati ndodhet mbi pasticeri “Venecia” prane stadiumit “Qemal Stafa”, dhe eksplozivi ka shperthyer pikerisht ne momentin kur ai se bashku me nje person tjeter, Dritan Arsi ishin duke u ngjitur me ashensor. Nga shperthimi i sasise se eksplozivit, ka mbetur i vdekur edhe Dritan Arsi. Sipas burimeve policore, shperthimi i eksplozivit u realizua ne katin e 5-te te nderteses me ane te telekomandes. Forca te shumta te policise se Tiranes ndodhen ne vendngjarje dhe po kryejne hetimet, por ende nuk behet e ditur rreth autoreve te mundshem te ketij atentati te rende.

Presidenti i Federates se Boksit, Vajdin Lamaj i ka shpetuar para disa muajsh nje tjeter atentati me arme ne qender te qytetit, ku mbeten te plagosur lehte dy persona. Ne 15 tetor te vitit 2004, Lamaj u shpetoi plumbave ndersa dilte nga nje emision televiziv i ftuar ne nje nga televizionet e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat