“8 Dhjetori”/ Bllokon trafikun, por respekton masat Covid, Salianji sot në Korçë: Për Shqipërinë si gjithë Europa!

Shqipëria

“8 Dhjetori”/ Bllokon trafikun, por respekton masat Covid, Salianji sot në Korçë: Për Shqipërinë si gjithë Europa!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:30
Korçë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike kujtoi “8 dhjetorin” si sakrificën e të rinjve për një Shqipëri si Evropa.

Salianji ka zhvilluar takime me të rinjtë në Korçë, sipas tij duke respektuar edhe rregullat e pandemisë, ku edhe u shpreh se liria duhet të mbrohet çdo ditë dhe në çdo etapë.

Ervin Salianji nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”  i bën thirrje të rinjve që të bëhen bashkë për të shpëtuar demokracinë.

Statusi i Salianjit:

Sot në Korçë me dhjetra të rinj brenda kushteve që dikton pandemia!

8 Dhjetori 90 saktifica e të rinjve ishte sublime,ata rrezikonin gjithçka kishin jetën, familjen, por zgjodhen te luftojnë për të ardhmen! Për Shqipërinë si Europa!

Sot me shtetin monopartiak, shtetin e krimit dhe bandave përpjekja dhe fuqia për t’i përmbysur në përballje, janë e vetmja zgjidhje.

E ardhmja është në duart tuaja, së bashku do sfidojmë e të shpëtojmë demokracinë!

As vendi, Shqipëria dhe as liria e mundësisë nuk janë të trashëgueshme, ato ruhen e mbrohen çdo ditë, çdo etapë.

Për Shqiperine si gjithe Europa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat