“Sapo kishin dalë nga emisioni i Çanit”/ Hoxha: Si i shpëtoi breshërisë së kallashnikovit Vajdin Lamaj 4 muaj para se të ekzekutohej

Shqipëria

“Sapo kishin dalë nga emisioni i Çanit”/ Hoxha: Si i shpëtoi breshërisë së kallashnikovit Vajdin Lamaj 4 muaj para se të ekzekutohej

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:17
Fotografi ilustruese

Nisur nga zbardhja që SPAK i bëri dosjes së ekzekutimit të biznesmenit Vajdin Lamajt, gazetari Artan Hoxha iu rikthye edhe një herë atentatit 4 muaj para se të ndodhte goditja finale për vrasjen e tij.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar se Lamaj ka tentuar që të vritej pasi kishte dalë nga një intervistë e dhënë në një prej ish-televizioneve të vendit para moderatorit Arian Çani.

Në rrëfimin e tij, Hoxha bën me dije se ai dhe të ftuarit e tjerë sapo kishin dalë nga emisioni ishin qëlluar me breshëri kallashnikovi por mundën që t’i shpëtonin pa lëndime serioze atentatit. Por mesa duket i njëjti fat nuk ishte disa muaj më vonë.

“Katër muaj para i është bërë një atentat tjetër kur doli nga TVArbëria….dihej që… Ishte i ftuar tek emisioni i Arian Çanit në mos gaboj. Që atëherë dyshohej se autorët ishin persona që kishin mbetur nga ajo që njihej si banda e Rrugës së Kavajës.  Sapo dolën të ftuarit nga emisioni, u përballën me një breshëri kallashnikovi. Njëri u plagos. Pas kësaj ngjarje, ai e rriti nivelin e sigurisë. Ata mundën të depërtonin dhe ta vrisnin”, tha Hoxha.

Shiko videon, minuta 1:30:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat