Aman sa lekë do vetëm më shëro vajzën!/ Lekë jap unë por s’kam ç’ti bëj. Nëna tregon bisedën e dhimbshme me doktorin e “Shefqet Ndroqit”

Shqipëria

Aman sa lekë do vetëm më shëro vajzën!/ Lekë jap unë por s’kam ç’ti bëj. Nëna tregon bisedën e dhimbshme me doktorin e “Shefqet Ndroqit”

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Pamje nga video

Emisioni “Tempora” bëri një vëzhgim në spitalet covid në Tiranë.

Qytetarë që presin me orë të tëra për një përgjigje për gjendjen e të afërmve të tyre, qytetarë që dërgojnë qese me ushqime për të afërmit e tyre në spitale, qytetarë që duan të marrin në shtëpi familjarët e tyre.

Një nënë ka vajzën të shtruar në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi. Gjendja e vajzës së saj është mjaft e rëndë.

“Doktori më la pa mend. Më tha vajza juaj është në gjëndje shumë kritike. Nuk kemi çfarë ti bëjmë. Aman sa lekë kushton vetëm ma shëroni. U thashë jap unë lekë vetëm të shërohet. U thashë ta çoja në Turqi por doktori më tha jo, se gjëndja është shumë e rëndë.” i tha ajo gazetares.

Familje të tëra janë prekur nga virusi Covid, ndërsa një pjesë janë detyruar që të shtrohen në spital, pjesa tjetër po e kalon në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat