Lagjja “Afrim i Ri” mes baltës, ujësjellësi u shkatërroi rrugën, banorët zemëratë ndaj Bashkisë Fier

Shqipëria

Lagjja “Afrim i Ri” mes baltës, ujësjellësi u shkatërroi rrugën, banorët zemëratë ndaj Bashkisë Fier

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Lagjja “Afrim i Ri”

Ndërtimi i rrjetit ujësjellës për lagjen Afrim i Ri në Fier në vend që tu përmirësonte jetën banorëve ka dhënë efektin e kundërt. Banorët denoncojnë se gjatë punimeve u shkatërruan rrugën që e mirëmbanin vetë, ndaj kanë shpërthyer në zemëratë ndaj kryebashkiakut Armando Subashi që thonë se i ka braktisur mes baltës.

Banori: Të mallkuar qofshin them unë se dhe fëmija kur del nga shtëpia mallkon me këtë rrugë. Sa del ku do vete thotë.

Është shprehje e zemëratës së banorëve të Lagjes “Afrim i Ri” ndaj Bashkisë së Fierit për gjendjen e rrugës ku kalojnë çdo ditë. Në kushtet e mungesës së ndërhyrjeve nga bashkia, banorët thonë se mirëmbanin vetë, por zbatimi sipas tyre i papërgjegjshëm i projektit për ujësjellësin e bëri gati të pakalueshme.

Banori: Do na sillnin ujin e pijshëm, as këtë nuk e sollën por na bllokuan dhe rrugën. Më mirë të na kishin pushkatuar sesa të na linin rrugën kështu.

Edhe pse janë vetëm 1 km nga Fieri, thonë se jetojnë në një kënetë.

Banori: Këtu është si kënetë, vetëm me çizme.

Banori: Vetëm me çizme se ndryshe nuk bëhet, mirë ne po fëmijët që shkojnë në shkollë?

Për gjendjen e krijuar thonë se janë ankuar në vazhdimësi, por bashkia e drejtuar nga Armando Subashi i ka braktisur mes baltës.

Banori: Ça është ky shtet kështu, ka shtet apo jo, ka bashki apo jo.

Banorja: U telendisëm nuk kemi ça flasim, nuk kemi ça themi

Banori: Sa herë është bërë problem, kemi vajtur në rajon, në Bashki, nuk vë dorë njeri

Rrjeti i munguar i kanalizimeve është një tjetër shqetësim për këta banorë që thonë se e ndërtuan jetën aty sipas planeve të zhvillimit të Bashkisë Fier, që kurrë në 30 vite nuk u është gjendur pranë përveçse për tu marrë votën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat