Protesta para ministrisë së Brendshme, lëndohen 2 policë dhe një gazetar, protestuesit thërrasin: “Jep dorëheqjen, hiqni kapelet”

Shqipëria

Protesta para ministrisë së Brendshme, lëndohen 2 policë dhe një gazetar, protestuesit thërrasin: “Jep dorëheqjen, hiqni kapelet”

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Protesta

Dy punonjës policie dhe një gazetar i JOQ u lëndua gjatë momenteve të tensioneve që po regjistrohen sot pasdite para ministrisë së Brendshme.

Protesta është organizuar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie.

“Ka tentativa për të thyer dritaret e ministrisë” vijon raportimin gazetarja në orën 17:00.

Protesta nisi në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme ku një grumbull i madh personash po tubohen me pankarta dhe thirrje kundër ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama.

Ata kërkojnë të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Jep dorëheqjen, turp, poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani. Hiqni kapelet” – thërrasin ata.

Në protestë shihet edhe një arkë me hurma, ku sipas familjarëve të Klodian Rashës, ai në momentin e vrasjes kishte hurma.

Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar me hurma drejt ministrisë së Brendshme në shenjë revolte.

Po ashtu, ata kanë ndezur qirinj te shkallët e mistrisë në nderim të Klodianit.

Protestues të tjerë shprehen se kanë frikë edhe për jetën e tyre dhe kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat