​Ditmir Bushati zgjidhet Përfaqësuesi Special i OSBE-së, në Kaukazin e Jugut

Shqipëria

​Ditmir Bushati zgjidhet Përfaqësuesi Special i OSBE-së, në Kaukazin e Jugut

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:13
Ditmir Bushati

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, ka emëruar Ditmir Bushatin si Përfaqësues Special për të mbuluar çështjet e rëndësishme rajonale të Kaukazit të Jugut.

Bushati do të shërbejë si pikë referimi për punën e Asamblesë Parlamentare në rajon, do të japë këshilla dhe do t’i raportojë rregullisht Presidentit dhe Asamblesë.

OSBE njofton se shefi i Delegacionit Shqiptar të OSBE-së dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të veçantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon.

Bazuar në vlerat dhe parimet e angazhimeve të OSBE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, Bushati ka si detyrë të marrë në konsideratë mënyrat dhe masat e ndërtimit të besimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike.

Po ashtu Bushati do të punojë për të krijuar kushte më të favorshme për identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike bazuar në parimet dhe vlerat e angazhimeve të OSBE-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Si Përfaqësues Special për Kaukazin Jugor, Bushati po ashtu do të punojë ngushtë me kryesinë dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, grupin e Minskut, si dhe Përfaqësuesin Personal të Kryetarit të Zyrës për Konfliktin e Trajtuar nga Grupi i Minskut si dhe të ndjekë zhvillimet në Diskutimet Ndërkombëtare të Gjenevës./A2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat