Dorëheqja e Lleshajt për vrasjen e të riut, Demiraj: S’ka bërë gjë për rendin, policia e kriminalizuar

Shqipëria

Dorëheqja e Lleshajt për vrasjen e të riut, Demiraj: S’ka bërë gjë për rendin, policia e kriminalizuar

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:56
Dritan Demiraj

Prej disa kohësh tashmë kryeministri Edi Rama kishte vendosur që ta largonte ministrin Sandër Lleshaj, pasi prej kohësh kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin. Kështu është shprehur ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ndërsa komentonte dorëheqjen e Lleshajt pas vrasjes së Klodian Rashës.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Demiraj tha se në momentin që SHÇBA tentoi ta kalojë përgjegjësinë tek viktima, kemi të një përgjegjësi të madhe të ministrit, pasi ky shërbim është në varësi të tij.

Po ashtu,duke folur për punën e Lleshajt, ish-ministri ta se në këto vite ai s’ka bërë gjë për rendin, por është përqendruar tek dhuna ndaj qytetarëve.

“Përdorimi i tejskajshëm i gazit, nuk është për t’u bërë ndaj qytetarëve civilë.”

Ndërsa, duke folur për sesa të përgatitur janë forcat e policisë për këto situata, Demiraj u shpreh se PS, në vitin 2013 kur erdhi në pushtet, largoi 730 kuadro që kishin eksperience 20-30 vjeçare dhe ishin trajnuar jashtë.

Duke nënkuptuar kështu se mes radhëve të policisë mungojnë edhe ata me përvojë, ndërsa shtoi se rezultate në luftën konkrete ndaj krimit nuk ka pasur.

“Edi Rama me Tahirin nisën të punësonin persona që kanë pasur sfond nga sigurimi i shtetit. Një pjesë e madhe e drejtuesve të rendit kanë mbaruar shkollën e sigurimit të shtetit…”

Dritan Demiraj theksoi se më pak se 1 për qind të drejtuesve të rendit janë të lidhur me krimin, ndërsa ata që janë profesionistë janë të papaguar, punojnë me orë shtesë, dhe janë në shërbim të kësaj pjese të vogël. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat