“Arrest me burg” për efektivin e policisë që vrau 25-vjeçarin

Shqipëria

“Arrest me burg” për efektivin e policisë që vrau 25-vjeçarin

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Nevaldo Hajdaraj

“Arrest me burg”. Kjo është masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës ka vendosur për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit.

Efektivi akuzohet për “Vrasje e kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.

Ai është shprehur para trupit gjykues se gjithçka ka ndodhur në vetëm 4-5 minuta, ndërsa ka shprehur pendesë për vrasjen.

Dëshmia e policit për ngjarjen, e siguruar ekskluzivisht nga Ora News

Kemi marrë mjetin e policisë tip Hyundai me targa  AA 560 RU, ku drejtues mjeti dhe përgjegjës grupi ka qenë kolegu im … dhe kemi vijuar me shërbimin në sektor.  Gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10, në lëvizje, i kemi dhënë shenjë ndalimi një mjeti që levizte nga sheshi Shqiponja për në drejtim të Zogut të Zi, para bar “A.….” , për të bëre verifikimin e autorizimit për lëvizje.

Në momentin e ndalimit të mjetit dhe daljes nga automjeti , në krahun e djathtë në trotuar, unë kam konstatuar një person që po rrinte mbështetur në një mur, diku tek rrethimi i hotel D… më duket. Në momentin që ai na pa, bëri një lëvizje të dyshimtë, konkretisht siç ishtë i mbështetur, sapo na pa, menjëhere vazhdoi të lëvizte me hap” mëson Ora News.

Unë i bëra thirrje që të ndalonte, duke i thënë “policia për verefikim”, konkretisht për t’a verefikuar nësë kishte autorizim për lëvizje në atë orë dhe kur u nisa për t’ju afruar, ai filloi të vraponte duke përshkruar rrugën dhe duke kaluar mbi karrexhatë, për të dalë në krahun tjetër të Rrugës “Dritan Hoxha”, me drejtim për nga ish-shkolla e partisë.

Unë i bëra thirrje përsëri disa herë me shprehjen “ndal policia” dhe u nisa menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, duke qenë se ai nuk ndalonte vrapin, me drejtim lëvizje për nga rrugica e Drejtorisë së Doganave, ndërkohë që kolegu im u nis për nga krahu tjetër, konkretisht rruga në krah të Bar O… që të mund t’i dilte përballë dhe unë gjatë ndjekjes, vura re që ai shtetas nxorri diçka nga brezi dhe po mbante në dorë duke vrapuar dhe lëshoi një kërcënim që ”mos u afro se do të qëlloj”`

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat