Tirana “mbytet” në ujë e gaz, protestuesit mbahen larg institucioneve

Shqipëria

Tirana “mbytet” në ujë e gaz, protestuesit mbahen larg institucioneve

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:24

(E plotësuar 20:31) - Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, dhunës policore dhe dhjetërave të shoqëruarve dhe arrestuarve, protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha po vijojnë edhe sot në Tiranë e Durrës.

Gazi mbyt Tiranën, preken edhe qytetarët në lokale

Gazi lotsjellës “mbyt” Tiranën.

Protestuesit vijojnë të lëvizin në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa policia është vënë pas tyre duke hedhur shpesh gaz lotsjellës.

Shumë qytetarë që nuk kanë lidhje me protestën, disa prej tyre edhe të ulur kafe, janë prekur nga kjo situatë.

Image

***

Policia ndërhyn me gaz lotsjellës në urën e madhe të Lanës. 

Mësohet se një grup të rinjsh ishin nisur drejt Ministrisë së Brendshme, por janë ndaluar nga efektivët.

Gjatë ndjekjes shumë të rinj janë kapur dhe shoqëruar në Komisarit. Turma është ndarë tashmë, ku njëra pjesë ka vijuar rrugën në Policinë e Tiranës dhe një pjesë në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se janë hedhur më shumë se tetë bomba me gaz lotsjellës.

I njëjti skenar si një ditë më parë.

Policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa më pas ka nisur shoqërimet ashtu si një ditë më parë. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë aktualisht në bulevard, ndërsa i gjithë sheshi është i mbuluar nga tymi.

Në protestë nuk kanë munguar momentet e tensionit, kapsollat dhe thyerja e stacionit të urbanit pranë Kryeministrisë.

Megjithatë numri i protestuesve është më i vogël se dy net më parë.

Protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat