Bastisja dhe zjarri te selia e PS-së, Ademi: Nuk ishin protestuesit tanë, policia me duar në xhepa

Shqipëria

Bastisja dhe zjarri te selia e PS-së, Ademi: Nuk ishin protestuesit tanë, policia me duar në xhepa

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi akuzon se personat që thyen xhamat e selisë së PS-së, u futën brenda dhe nxorën gjithçka që kishte duke i vendosur flakën në rrugë, ishin të panjohur, të pambështetur nga protestuesit e tjerë, ku edhe ajo bënte pjesë.

Ademi thotë në postimin e saj në Facebook, se i kërkoi policisë që të ndërhynte, por, po sipas saj, efektivët qëndruan me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.

“Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet. Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim. 

Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit. Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. 

Gjithashtu, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi komentoi protestën e zhvilluar sot në Shkodër, dhe tensionet që pasuan atë.

Çfarë ndodhi sot në Shkodër?

Sot qytetarët janë organizuan në një protestë paqësore, që do të ishte një marshim me gjithë prezencën e të rinjve. Rreth 12:10 nga media, se unë isha në fillim e më pas për shkak të angazhimeve personale, kam një nënë të sëmurë në shtëpi, jam larguar e po verifikoja cfarë po ndodhte. Disa të rinj po drejtoheshin drejt prefekturës, bashkisë, në 12:13 kam marrë 129 duke i kërkuar të drejtoheshin në institucione, është detyrë e shtetit t’ i mbrojë ato. Verifikova që për 10 minuta s’kishte asnjë lëvizje. Më pas mora sërish duke kërkuar edhe një herë të ndërhyjnë, për 45 min polica nuk lëvizi nga vendi. është e pafalshme që protestat paqësore në Shkodër të përdoren nga ata që nuk janë pjesë e protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat