Taulant Balla: Protesta e Shkodrës u thirr sot nga PD LSI

Shqipëria

Taulant Balla: Protesta e Shkodrës u thirr sot nga PD LSI

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:47
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Shkodër ku protestuesit dogjën dhe shkatërruan objekte të ndryshme të cilat i nxorrën nga selia e PS.

Balla akuzoi opozitën se kanë qenë organizatorë të protestës.

Taulant Balla: Dhuna dhe vandalizmi ka emër! Sali Berisha, Ilir Meta, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë sot nën akuzë publike për këto akte dhune dhe sponsorizimin e tyre.

Protesta e Shkodrës u thirr sot nga PDLSI Shkodër dhe nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi (në foto). Skenari për sulmin ndaj selisë së PS Shkodër ishte pjesë e këtij organizimi prej tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat