“Policia që kërcënon çdo ditë, nuk bëri asgjë për djegien e selisë PS” - flet Voltana Ademi

Shqipëria

“Policia që kërcënon çdo ditë, nuk bëri asgjë për djegien e selisë PS” - flet Voltana Ademi

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Voltana Ademi

E indinjuar kryetarja e Bashkisë akuzon policinë se nuk ka reaguar por la të shkojë në përshkallëzim të asaj situate.

Në një lidhje telefonike me Ora News, zonja Ademi u shpreh se policia nuk u përgjigj për mbrojtjen e institucioneve.

“Telefonova zyrtarë të lartë të policisë dhe nuk ndërhyri”

“Nuk arrij ta kuptoj pse dhe me prezencën e forcave të rendit pas çerek ore kanë ndërhyrë.

Ndodhemi para një situate shumë të rëndë. Kërcënohemi përditë nga policia, fëmijët kërcënohen përditë nga policia.

Çd intimidim dhe mosndërhyrje e shtetit për të mbrojtur institucionet me atë detyrë që ligj i cakton. Në të gjithë atë marshim ka pasur pafund civilë dhe e them me kompetencë të plotë. Të më shpjegojë policia pse nuk bëri asgjë. Protesta në Shkodër ishte e thirrur nga të rinjtë përmes rrjeteve sociale. Ajo për të cilën ishim në marshim ishte më e madhe se çdo çështje që kemi adresuar deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat