Protestat për Klodianin, Mirela Kumbaro: Po përdoren fëmijët si “kamikazë”, ky është krim

Shqipëria

Protestat për Klodianin, Mirela Kumbaro: Po përdoren fëmijët si “kamikazë”, ky është krim

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 00:56
Mirela Kumbaro

Ish ministrja e Kulturës, aktualisht deputete e PS-se Mirela Kumbaro ishte e ftuar në studion e RTV Ora për të diskutuar aktualitetin politik pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë më 8 dhjetor 2020.

Thotë se me vrasjen e 25 vjeçarit dhe protestat që pasuan kanë bërë që ajo të përjetojë dy ndjesi shumë të forta dhe shumë

E para, tragjedia që ndodhi në familjen e Klodianit, humbja e djalit që nuk ka kthim, gjithçka tjetër rekuperohet, rindërtohet, por kjo nuk rekuperohet më.  E dyta është përdorimi i fëmijëve ‘si kamikazë”

“Ajo që unë mendoj është që ndodhia e Klodianit, fatkeqësia e këtij djali shkakton një emocion shumë të fortë dhe emocioni shprehet në reagime nga më të ndryshme përfshi dhe protestën, por kjo nuk justifikon shkarjen e protestës dhe këtu vij te ndjesia e dytë. Pra e para ishte dhimbja për humbjen e djalit, e dyta tronditja nga një krim që po ndodh në ditët e fundit. Nga përdorimi i fëmijëve në mënyrë shumë të poshtër si kamikazë në protesta.”

Keqtrajtimi i fëmijëve si mish për top është me pasoja sot dhe me pasoja për nesër.  Prej 3 ditësh shohim fëmijët si futen për të djegur, thyer, shkulur semaforët, që në finale janë pronë publike.  Kjo është akuzë e derjtëpërdrejtë për këdo që në mënyrë të përgjegjshme, të papërgjegjshme, politike dhe aq më keq, të qëllimshme e malije përdor 12- 13 vjeçarë për të tilla akte, dhe me një dhimbje të madhe nëse nuk e kuptojnë, kemi një problem të madh social. Ky është problem i këtij tranzicioni të gjatë që sigurisht në momente të caktuara krijon shtresa të shoqërisë që nuk janë të ndërgjegjshme.

Ky është krim. Si mësuese dhe si nënë, kjo më trondit jo më pak sesa vdekja e djaloshit. Sepse dhe kjo do të ketë pasojat e veta. Sepse nuk janë 1 dhe 2 fëmijë por ishin me dhjetra.“

Kumbaro nënvizon dhe dallimet mes protestës së 21 janarit dhe protestave të ditëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat