Malka i drejtohet Kim: Ike poshtë e përpjetë jugut të Shqipërisë dhe nuk dhe një fjalë për Teatrin

Shqipëria

Malka i drejtohet Kim: Ike poshtë e përpjetë jugut të Shqipërisë dhe nuk dhe një fjalë për Teatrin

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:50
Mehdi Malka

Aktori Mehdi Malka iu është bashkuar protestave të organizuara në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës.

Në mesazhin e tij, Malka ka apeluar dhe ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.

Malkaj i kujton diplomates amerikane prishjen e Teatrit Kombëtar në mes të natës dhe heshtjen e saj, ndërsa në fund ka edhe një qëndrim për marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama, ku i kërkon që të mos bëhet vegël e tij.

“Miq të dashur! Unë dua të bëj një dialog me zonjën ambasadore të SHBA, e cila është shumë e përkushtuar për Gjykatën Kushtetuese ose ose për drejtësinë në përgjithësi. Që ta dish moj zonjë, të gjithë drejtësinë në Shqipëri e ka shpartalluar ai që ju e keni shumë të dashur. Kryeministri i vendit. Ai e ka masakruar. Edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe Gjykatën e Lartë e të gjitha gjykatat nga janë e nga nuk janë.

Ju patët nderin të bëni vizita poshtë e përpjetë jugut të Shqipërisë por edhe qoka poshtë e përpjetë por te Teatri Kombëtar moj zonjë, që është një krim i madh, nuk keni thënë asnjë fjalë. Asnjë gjysmëfjale për Teatrin Kombëtar. Përkundrazi, morët ministrin (ish ministrin) dhe bëtë një foto te gardhi që mbulon turpin që kanë bërë këta për Teatrin Kombëtar.

E dini ju zonjë e nderuar që kjo policia erdhi në mes të natës, i kapi në gjumë këta njerëz e desh i vrau në gjumë, pa pyetur fare?

Mos u tallni me popujt. Nëse keni ardhur për ti shërbyer shtetit amerikan, që e duam shumë, i shërbeni. Por jo duke u tallur. Me popullin shqiptar. Duaje kryeministrin sa të duash, por mos u bë vegël e tij. Po ta them copë: duaje sa të duash, por jo vegël e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat