Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 30 persona

Shqipëria

Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 30 persona

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një aksion antidrogë është zhvilluar orët e fundit në qytetin e Vlorës, ku mësohet se deri më tani janë arrestuar 30 persona.

Aksioni është përqendruar kryesisht në lumin e Vlorës dhe në qytet, ndërkohë që në mesin e të arrestuarve janë edhe persona që ishin shpallur më herët në kërkim.

Ky rrjet, ka qënë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të 30 të ndaluar tashmë janë prerë urdhër arrester e posaçëm.

Derimë tani nuk janë bërë me dije ende identitetet e personave të arrestuar, ndërkohë që pritet dhe një komunikim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat