“Policia të paditet për rrëmbim personi, Ministrja Kushi të japë dorëheqjen” flet eksperti i arsimit

Shqipëria

“Policia të paditet për rrëmbim personi, Ministrja Kushi të japë dorëheqjen” flet eksperti i arsimit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:55
Ndriçim Mehmeti

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi një ditë më parë ka thënë se do të identifikohen protestuesit e mitur nëpër shkolla dhe do t’u ofrohet ndihmë psikologjike.

Kjo deklaratë është  konsideruar  si një gabim shumë i madh nga eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti i cili e ka cilësuar si përndjekje dhe diskriminim i pastër. 

Ndriçim Mehmeti për Ora News: Kjo është përndjekje dhe diskriminim i pastër.  E para një ministre nuk ka asnjë të drejtë që të identifikojë, nuk është detyra e saj. Ministrja ka për detyrë që t’u ofrojë ndihmë psikologjike, 12 muaj të vitit, jo vetëm në të tilla raste. Ministrja ka për detyrë të ngrejë një trupë psiko sociale siç ka premtuar vetë në ligjin e saj të zhvillimit të arsimit. Siç ka thënë ‘do të’  dyfishojmë por asnjëherë nuk janë dyfishuar.  Është anormal gjurmimi nëpër shkolla dhe ministrja po vepron si një militante. Çdo të thotë të identifikojë?  Ti kapë një nga një dhe ti thotë ke qenë në protestë dhe çfarë ke bërë?

Ai tha se Ministrja e Arsimit në vend të kësaj lëvizjeje duhet të ngrinte një padi penale për rrëmbim personi dhe keqtrajtim që ka bërë policia e shtetit me anë të civilëve ndaj protestuesve të mitur.

Ndriçim Mehmeti për Ora News: Protesta është e drejtë legjitime, është e drejtë e çdo individi dhe këtë ne ia mësojmë në mësim. Në arsimin parauniversitar i mësojmë si të protestojnë, për çfarë duhet të protestojnë, pse duhet të protestojnë. Tani për çfarë do ti identifikojë? Ministrja e Arsimit duhet të ngrinte një padi penale për rrëmbim personi që ka bërë policia e shtetit. Persona të paidentifikuar, me veshje civile, që nuk dihet se kush janë, kanë rrëmbyer persona, i ka keqtrajtuar, i ka mbajtur  në komisariatin e ambienteve të paraburgimit në kushte mizerabël, pa ndihmë pa ushqim. Atje duhet të fillonte ndihma psikologjike. Gjë që nuk e ka bërë. Me këtë që ka thënë mjafton që një ministre të nesërmen të reflektonte dhe të jepte dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat