Rudina Hajdari: Protesta legjitime, efektivi i futur në polici nga lidhje të dyshimta

Shqipëria

Rudina Hajdari: Protesta legjitime, efektivi i futur në polici nga lidhje të dyshimta

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:20
Rudina Hajdari

Sot u zhvillua protesta e 6 për vrasjen e Klodian Rashës, I cili u qëllua dy herë nga një efektiv policie.

Protestat për vrasjen e Rashës ka shkaktuar debat në opinionin publik. Kush i ka iniciuar protestat dhe a duhet të ishin të dhunshme, janë dy pyetjet që shtrohen.

Me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë foli në Open në Top Channel, Rudina Hajdari, e cila tha se protesta është legjitime, dhe se të rinjtë që protestuan janë revoltuar ndaj padrejtsive të bëra ndaj rinisë.

“Protesta është legjitime. Rinia doli në revoltë për vrasjen e një 25-vjeçari. Është një revoltë e të rinjë kundër të gjithë sistemit. Policia e cila paguhet nga taksat tona nuk ka mbrojtur qytetarët.

Nga informacionet që unë kam efektivi që ka qëlluar Klodian Rashën është futur në polici falë lidhjeve të tij dhe jo falë aftësive”- tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat