Deputeti i kujton arkivolin e babait, Hajdari e revoltuar: Ju jeni rrugaç, t’ju vijë turp që…

Shqipëria

Deputeti i kujton arkivolin e babait, Hajdari e revoltuar: Ju jeni rrugaç, t’ju vijë turp që…

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Rudina Hajdari

Deputetja e Kuvendit Rudina Hajdari është përfshirë në një debat verbal me deputetin Alket Hyseni. Hajdari ka komentuar ngjarjet e fundit në vend dhe protestat kundër qeverisë dhe policisë, pas vrasjes së Klodian Rashës.

Ajo tha në “Open” se revolta është popullore dhe i dënoi komentet e disa panelistëve të cilët i quajtën të rinjtë rrugeçër.

Aty ka ndërhyrë deputeti i PS, Alkert Hyseni i cili i tha se këto protesta po përdoren politikisht naga ata që politikisht kanë përdorur dhe vdekjen e babait të saj.

E prekur dhe e revoltuar, Hajdari iu kthye Hysenit me fjalët: Rrugaç, t’ju vijë turp…

Debati:

Hajdari: Ata janë të organizuar dhe të dalë vetë aty, ishte revoltë spontane, pasi ishin të prekur nga vrasja makabre e 25-vjeçarit. Është mungesë edukate mënyra se si flitet ndaj të rinjve që janë rrugeçër. Këta janë rrugeçër që vjedhin, që lënë këta të rinj pa punë e që detyrohen të hipin nëpër kamione e të ikin në Angli. Këta që flasin kanë kohë që jetojnë vetë jashtë shtetit dhe nuk duan t’ja dijnë për Shqipërinë.

Hyseni: Mos i fusni ndonjë gatim kur flasim ne këtu, por dëgjo mirë bisedën. Nuk thashë të gjithë, por shumica janë. Ai që djeg është rrugaç, ai që djeg selitë partiake është rrugaç. Ke qenë e vogël; kur me arkivolin arkivolit e babait tënd është bërë politikë….

Hajdari: Ju t’ju vijë turp që më kujtoni këto ngjarje. T’ju vijë turp.

Hyseni: Unë e kërkova ndjesën të lutem mos më etiketo mua rrugaç. Më kërko ndjesë mua dhe kolegut tim se jemi njerëz të nderuar. Jo të na etiketosh ti neve, si mund të thuash janë rrugeçër këta. Ndaje veten me ata që djegin, dogje gjë ti? Gazin e mori se doli me tullë ai. Organizatorët mbajnë përgjegjësi.

Hajdari: Ju keni shkatërruar pronën publike, keni privatizuar çdo gjë.

Hyseni: Pse kontraktohesh se vota nuk merret me kontraktim, merret me ide. Ka dhe njerëz që dalin politikisht, ka njerëz që mund të jenë rrugeçër, unë nuk i përgjithësova, por i ndava. Ata që protestojnë me të drejtë janë të nderuar. Unë dhe shumë të tjerë nuk jemi naivë. E dimë shumë mirë kush e nxiti dhunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat