Dhunimi i selisë së PS në Shkodër, Kryemadhi: I gjithë qyteti flet që e kanë djegur vetë

Shqipëria

Dhunimi i selisë së PS në Shkodër, Kryemadhi: I gjithë qyteti flet që e kanë djegur vetë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:48
Monika Kryemadhi

Dhunimi i ambienteve të selisë së PS në Shkodër dhe më pas djegia e materialeve në oborrin e saj, për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, është vepër e socialistëve. Sipas saj për këtë flet i gjithë qyteti.

A keni ju znj. Kryemadhi një koment për djegien e zyrave të Partisë Socialiste në Shkodër?

Kryemadhi: Është ajo që e gjithë Shkodra flet në rrugët e saj që e kanë djegur vetë.

Po cili do të ishte interesi për ta bërë këtë gjë?

Kryemadhi: Nuk e di, ndoshta është si ajo çështja e famshme e Rashtagut, gjyqi i Gjergj Dimitrovit.

Kryemadhi mohoi akuzat e mazhorancës se partia që ajo drejton është organizatore e protestave.

Kryemadhi: Absolutisht jo. Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë e atyre të rinjve, të rejave e atyre qytetarëve të Tiranës, por sigurisht që kompleksi dhe në një farë mënyre vetëpërmbajtja dhe autokontrolli politik i secilit nga ne ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty.

Sigurisht që ndoshta edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë dhe ai agresivitet ndaj të rinjve, ndaj protestuesve apo edhe anasjelltas më pas, sepse vjen si një lloj reagimi njerëzor. Nuk mund të themi që shqiptarët tashmë janë robotë dhe mjafton që ju fut të dhënat dhe ata vazhdojnë ecin sipas dëshirave, apo iluzioneve të Kryeministrit që të gjithë duhet të thërrasin: ‘Parti Edi Jemi gati kurdoherë!’

Kryemadhi u distancua nga aktet e dhunës, pasi akte të tilla sipas saj e bëjnë Edi Ramën nga abuzues në viktimë.

Ajo shtoi se të gjitha dëmet tha ajo do të rregullohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë si dhe do t’i japin mundësinë për abuzime qeverisë.  

Deklaratat Kryemadhi i bëri në emisionin ‘LOG”, te gazetarit Endri Xhafo ne ABC TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat