Nga akciza mblidhen në buxhet 40 miliardë lekë/ Ndikim të rëndësishëm, produkti i duhanit në import

Shqipëria

Nga akciza mblidhen në buxhet 40 miliardë lekë/ Ndikim të rëndësishëm, produkti i duhanit në import

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Gjatë 11-mujorit të këtij viti, të ardhurat e mbledhura në buxhet nga akciza llogariten 40 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 5.8 % më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, këto të ardhura rezultojnë 0.7 miliardë lekë ose 1.7 % më pak se plani i akcizës për këtë 11-mujor si dhe 6.1 miliardë ose 13.3 % më pak se plani fillestar për vitin 2020.

Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i duhanit në import, me një rritje 7 tonë, ose 9.3 % me një efekt 25 milionë lekë më shumë se 11-mujori i vitit të kaluar.

Produktet e akcizueshme, që kishin ndikim negativ, janë karburantet e prodhuara në vend, me një rënie prej 58 mijë tonë ose 67.4 % krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negativ në akcizë me 2.4 miliardë lekë.

Deklarimi i prodhimit të duhanit vendas u rrit nga 27 në 37 tonë, ose 37 % gjatë vitit 2020.

Akciza e rimbursuar është 0.55 miliard lekë, ose sa 36 % e akcizës së rimbursuar në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat