Tronditet Rrësheni! Vritet në mes të rrugës 51-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Shqipëria

Tronditet Rrësheni! Vritet në mes të rrugës 51-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një person ka mbetur i vrarë në Mirditë mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:40, në qytetin e Rrëshenit, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi Anton Keli, 51 vjeç, banues në fshatin Malaj.

I plagosur është transportuar në spital ku edhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat