Protestat për vrajsen e të riut, Oriola Pampuri: Policia e Shtetit ka dështuar

Shqipëria

Protestat për vrajsen e të riut, Oriola Pampuri: Policia e Shtetit ka dështuar

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
Oriola Pampuri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka folur rreth protestave, të cilat u zhvilluan për vrasjen e të riut Kodian Rasha nga një efektiv i reparti “Shqiponja”, vetëm pak metra nga shtënia e tij në Laprakë.

Ajo tha në Euronews Albania se kjo protestë ishte qytetare dhe nuk kishte organizim politik. Sipas saj, PD-ja e ka mbrojtur kauzën, por shtoi se beteja kryesore e selisë blu është largimi i kryeministrit Edi Rama më 25 prill.

Gjatë intervistës në Euronews Albania, znj. Pampuri tha se protestat kanë ardhur si kundërpërgjigje për dështimet e qeverisë Rama.

‘Është protestë qytetare e udhëhequr  nga qytetarët. PD mbrojti kauzën. Protestat ishte qytetare, dhe PD nuk u distancua, por kauza e PD-së është largimi i Edi Ramës më 25 prill, e gjithë ajo revoltë është  kundërpërgjigje ndaj zhgënjimeve. Aty  ka pasur adoleshentë, minorenë, por edhe të rritur që e mbështesin këtë kauzë”, tha ajo.

Mes tjerash, ish-deputetja e Partisë Demokratike theksoi se ngjarja e fundit për vrasjen e të riut dëshmon se Policia e Shtetit ka dështuar.

“Ne të gjithë duhet te kemi një besim te Policia e Shtetit, por sjellje si këto na bëjnë të ndjejmë zhgënjim. Rasti i fundit tregon se Policia e Shtetit është e dështuar. Me keqardhje këtë e pranoj, por Policia është e dështuar. Ata që dhunojnë të mitur e minoren, me thënë të drejtën në një shtet normal nuk duhet të ndodhte”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat