Paskal Milo: Protestat e të rinjve janë një paralajmërim serioz, mund të shfaqen sërish

Shqipëria

Paskal Milo: Protestat e të rinjve janë një paralajmërim serioz, mund të shfaqen sërish

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Paskal Milo

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë se ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Klodian Rasha duhet të shërbejmë si rast për të rishikuar platformën e Policisë së Shtetit.

“Kjo që ndodhi nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i rastit si një ngjarje aksidentale do të ishte e padrejtë ose manipulim politik ta konsiderojë rastësi dhe aksident. Në një situatë të tilla kur ka një numër rrethanash që e ushqejnë pakënaqësinë, dhe arrin një pikë vlimi një situatë e tillë përdoret dhe çdo rast apo dhe i rastësishëm për të shfryrë”, tha z. Milo.

Ish-ministri i Jashtëm nënvizoi se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende me demokraci të zhvilluara por ajo duhet të shërbejmë për të reflektuar.

“Nuk duhet të kalojë nga qeveria në radhë të parë kaq sipërfaqësore por duhet të fillojnë reformat. Nxori një defekt të madh të policisë, nxori çështjen e ekipeve të pa trajnuara. Është një paralajmërim serioz që nëse nuk administrohen mirë pakënaqësitë në javët e ardhshme mund të shfaqen sërish dhe nuk dihet se si mund ta ketë fundin”, deklaroi historiani i njohur.

Z. Milo denoncoi me shqetësim dhe raportet e fundit që tregojnë për rritjen e implikimit të policisë në kultivimin e kanabisit.

“Po rikthehet implikimi i strukturave të policisë në rritjen e kanabisit. Ka një rritje të prodhimit të kanabisit. Policia ka probleme serioze, ka policë shumë të mirë, drejtues shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që policia nuk ka probleme. Ky rast duhet të shërbejë për rishikimin e platformës së policisë dhe për ta bërë operative në përballjen me krimin”, përfundoi kreu i PDS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat