Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’: Ka përgjime të opozitës se ajo ka organizuar veprimet në protesta. Tre sms i kam parë vetë

Shqipëria

Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’: Ka përgjime të opozitës se ajo ka organizuar veprimet në protesta. Tre sms i kam parë vetë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:08
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spaiu bërin një deklaratë të fortë në Open , ku tha se opozita ka organizuar veprime dhe skenare në protestat për Klodian Rashën.

Ai tha se ka përgjime dhe sms nga shërbimi sekret që demonstrojnë këtë gjë dhe se 3 mesazhe të tilla ai i ka parë vetë.

“Shiko, protesta ka vlerë, jeta e Klodianit është më me vlerë se cdo semafor, tabelë dhe pemë e Tiranës. Unë e kam thënë që në protesta do ketë dhunë dhe do jetë pas saj opoizta që nuk do dalë hapur dhe kështu ndodhi.
Shërbimet sekrete dhe ato aletate në Shqipëria kryejnë shumë përgjime bisedash telefonike dhe ata kanë biseda të njerzve të opozitës ku shumë përsona kanë orientuar veprimet në protesta.

Dhe kur krerët diplomatike kanë takuar opozitarët nuk kanë shkuar kot, por si pasojë e një informacioni që ata kanë pasur nga burimet sekrete.
Po të them madje dhe se çfarë do ndodhë më tej. Do organizohet një protestë e madhe zyrtarisht një protestë nga opozita, si model për tu treguar ndërkombëtarë ne jemi paqësor. I kam parë vetë 3 sms personalisht.”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat