“Do të marrin zvarrë naçut e Astirit o r*psh”/ Kërcënohet pedagogu pasi kritikoi protestuesit: Kemi marrë mbi 40…

Shqipëria

“Do të marrin zvarrë naçut e Astirit o r*psh”/ Kërcënohet pedagogu pasi kritikoi protestuesit: Kemi marrë mbi 40…

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:51
Rezart Prifti

Pedagogu Rezart Prifti është kërcënuar familjarisht, pasi një ditë më parë kritikoi protestuesit.

Ai tha se ata vijnë nga getot dhe llumi i shoqërisë.

Do të marrin zvarrë çunat e Astiri o ropsh. Maje men, se fol ashtu për familjet tona se thua janë të paedukata, do të të bëjmë të hash asfaltin,” shkruhet në mesazhe, të cilat janë publikuar nga vetë Prifti.

“Tallavaland!

Shkruaj artikull 6 faqe, tre emisione në TV nga dy orë, dy intervista në radio për të folur për ide dhe për të sqaruar dhe barbarët shikojnë vetëm titullin!

Ay ka shumë të drejtë kur thotë kazan se përpos sajesës dhe ccdo absurditeti ju nuk mbani përgjegjësi për asnjë gjë!

Për personin tim mund të sajosh ccfarë të duash sepse përderisa kam zgjedhur të jetoj në këtë hale nuk e kam problem! Thuaj cctë duash: më bëj të PD, më bëj të PS, më bëj të LSI, më bëj të lalit, më bëj të Zamirit, ore të kujt të duash ti!

Unë do them të vërtetën përherë se e kam ndarë mendjen, do them mendimin tim ashtu si është dhe e kuptoj që liria ka ccmim dhe kjo ka kosto!

Por kur mashtron dhe nxjerr nga konteksti të paktën konsidero pasojat ndaj të tretëve.

Familja ime ndodhet në Astir dhe deri tani kam marrë mbi 40 kërcënime nga më absurdet te më ekstremet. Më beso nuk më tut gjë mua, por nuk kanë kusur familjarët e mi për fushatat kundra meje dhe për mungesën e përgjegjshmërisë, moralit, rregullit, dhe të skrupullit të cilit do kazani!

Luka 23:34: ‘’O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”– shkruan Prifti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat