Festat e fundvitit/ Çmimi i gjelit të detit më i ulti ndër vite, ja sa kushton kg

Shqipëria

Festat e fundvitit/ Çmimi i gjelit të detit më i ulti ndër vite, ja sa kushton kg

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
Ilustrim

Çmimi i gjelit të detit ka pësuar uljen më të madhe nga çdo vit më parë, duke variuar në vlerën nga 500 në 700 lekë të reja.

Sipas tregtarëve në qytetin e Elbasanit, çmimi është i përballueshëm në krahasim me mundin në rritjen e tyre.

Por sërish qytetarët nuk kanë ekonomi të favorshme për ta blerë një të tillë për natën e ndërrimit të viteve.

Tregtarët thonë se nuk ia ka vlejtur mundi, sepse nuk kanë arritur të shesin as një pjesë të tyre, teksa kanë humbur shpresat se një situatë e tillë mund të ndryshojë për shkak se qytetarët janë të varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat