Atentati në Rrëshen, viktima eci 200 metra me tre plumba në trup

Shqipëria

Atentati në Rrëshen, viktima eci 200 metra me tre plumba në trup

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:27
Anton Keli

Vrasja që ndodhi mbrëmë në qytetin e Rrëshenit, ku mbeti viktimë Anton Keli, nuk ka akoma një autor, edhe pse policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër të madh personash që mund të kenë ndonjë informacion.

Sipas burimeve hetimore, autori apo autorët e kanë ruajtur viktimën sapo ka zbritur nga automjeti, ku e kanë qëlluar 6 herë me pistoletë dhe tre nga plumbat i ka marrë në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se Keli, edhe pse i plagosur, me tre plumba në trup, ka ecur për 200 metra deri në një supermarket të zonës, ku ka kërkuar ndihmë dhe aty ka humbur ndjenjat.

Makina tij ndodhet akoma e parkuar në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi policia është kthyer sërish për të bërë verifikime të tjera që do ta ndihmonin për të zbuluar ndonjë gjurmë të mundshme të autorëve. Këta të fundit janë larguar me shpejtësi sapo kanë ekzekutuar objektivin e tyre.

Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua për vdekje pasditen e djeshme në Rrëshen nga disa persona ende të paidentifikuar. Aktualisht FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Rrëshen dhe po krehin zonën për kapjen e autorëve.

Mësohet se Keli jetonte vetëm me nënën në Rrëshen, ndërsa të gjithë familjarët e tjerë ishin në Gjermani.

Edhe pse viktima nuk ka pasur precedentë penalë, një nga pistat kryesore të policisë, është edhe ajo e hakmarrjes. Anton Keli, është kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit në Mirditë.

Në 4 vitet e fundit, nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi, janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri.

Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat