Anton Keli shkoi i plagosur në market/ Flet pronari: Ja fjalia e vetme që më tha para se t’i binte të fikët

Shqipëria

Anton Keli shkoi i plagosur në market/ Flet pronari: Ja fjalia e vetme që më tha para se t’i binte të fikët

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Anton Keli

Pronari i marketit, Petrit Reçi ka sjellë detaje nga vrasja e Anton Kelit. Ai ka treguar momentin kur Keli ka hyrë i plagosur në marketin e tij.

"Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, jam plagosur. Si je plagos', i them, ku te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital.

Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as krisma, në momentin që hyri në dyqan dola që të shikoja a kishte makina për ta çuar të spitali, por jo s'kishte lëvizje. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë më tha vetëm ‘jam plagosur te makina", rrëfeu ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat