Shpëtim Idrizi jep leksione: Duhet t’i dilnim për zot protestave, demokracia tek ne është si ndërtim pa leje

Shqipëria

Shpëtim Idrizi jep leksione: Duhet t’i dilnim për zot protestave, demokracia tek ne është si ndërtim pa leje

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Shpëtim Idrizi

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë dhe protestave të zhvilluar në vend, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike.

I pyetur nëse Partia Demokratike duhet ta mbështeste apo jo protestë, ai tha se do të duhej të mbështeste çdo lëvizje qytetare.

“Sa herë ka ndodhur diçka që e tremb, fajin e ka opozita dhe pastaj Rama i ndan ky është i mirë dhe ky është i keq. Deri tani kemi thënë që nuk ka shpresë se shqiptarët nuk reagojnë.

Këtë herë të gjithë heshtën. Ne kemi probleme të konceptit se çfarë kuptojmë me sistemin demokratike. Edi Rama ka një problem shumë të madh me konceptin e demokracisë. Ne demokracinë e kemi si një ndërtim pa leje.

Opozita para dy vitesh kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe u bë nami. Shqipëria është i vetmi vend që në 30 vite nuk ka kryer zgjedhje të parakohshme.

Ekzekutimi i djalit 25-vjeçar ishte arsye e mjaftueshme për protestën. Ministrja e Arsimit ka thënë që këta fëmijë kanë nevojë për psikolog, bashkë me këtë fëmijë , t’ja bëjnë edhe Edi Ramës.

Unë ndaj të njëjtin opinion që opozita ishte e kompleksuar. Unë mendoj që çdo opozitë t’i dalë për zot çdo lëvizje qytetare. Nëse do ta kisha dorë do të bëja një homazh me të gjithë opozitën për të ndjerin”, tha Idrizi në i ftuar në studion e ABC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat