U gjet pa shenja jete në rrugë, vdes në spital 21 vjeçari. Ja dyshimet e mjekëve

Shqipëria

U gjet pa shenja jete në rrugë, vdes në spital 21 vjeçari. Ja dyshimet e mjekëve

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

Një 21-vjeçar, i identifikuar si Renato Nebiu nga fshati Karine i Peqinit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Dyshohet se i riu ka vdekur për shkak të mbidozës pasi mjeku që e priti thotë se mbante erën e fotoksinës kur mbërriti në spital pa shenja jete.

Ishte një kalimtar që e gjeti në rrugë dhe njoftoi menjëherë ambulancën e Rrogozhinës, të cilët e transportuan drejt spitalit të Durrësit.

Asgjë nuk është përcaktuar ende pasi të tjera burime thonë se 21-vjeçari ishte i infektuar me Covid dhe ka humbur jetën nga sëmundja.

Trupi ndodhet në morg dhe ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të zbardhë të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat