Infektohen policë dhe të dënuar, burgu i Beratit kthehet në vatër Covidi

Shqipëria

Infektohen policë dhe të dënuar, burgu i Beratit kthehet në vatër Covidi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

Institucioni i vuajtjes së dënimit në Berat është kthyer në një vatër të koronavirusit, pasi përveç policëve dhe gardianëve, virusi ka prekur edhe të burgosurit.

Burime bëjnë me dije se 5 policë të regjimit të brendshëm dhe atij të sigurisë, si edhe 2 të burgosur janë konfirmuar  pozitivë me Covid 19.

Ndërkohë infektimi i të burgosurve ka shtuar frikën dhe panikun mes të gjithë të burgosurve dhe personelit të burgut.

Ditën e djeshme datë 16 dhjetor, Ministria e Shëndetësisë në përditsimin e rasteve dhe viktimave të Covid 19 në vend, raportoi se në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitiv 12 raste, ndërsa 1 person humbi jetën si pasojë e Covid 19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat