Ambasadori Soreca: Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese, hap kryesor për t’u ulur në tryezën e parë ndërqeveritare

Shqipëria

Ambasadori Soreca: Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese, hap kryesor për t’u ulur në tryezën e parë ndërqeveritare

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binajt nga Kuvendi i bën thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.

Përmes një shëimi në Tëitter, Soreca-s thotë se funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.

Postimi i plotë

Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në

opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ishtë thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat