Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, por cilësia e ulët

Shqipëria

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, por cilësia e ulët

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Ilustrim

Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të karburanteve edhe pse qytetarët ankohen vazhdimisht për cilësinë.

Një litër naftë në treg kushton 75 lekë më shumë se mesatarja globale.

Sipas të dhënave më të të fundit të Global Petrol Prices, një prej agjencive më të mëdha të matjes së çmimit të naftës në botë, Shqipëria mban vendin e tretë mes 164 shteteve me një çmim prej 169 lekësh për litër, ndërkohë që çmimi mesatar në botë është vetëm 94 lekë.

Sa i përket rajonit, Maqedoni e Veriut ka çmimin më të lirë me rreth 107 lekë për litër, por nuk mbetet pas edhe Bosnja e Hercegovina me rreth 113 lekë.

Gjithashtu më lirë se Shqipëria e ka edhe Greqia, me vetëm 144 lekë për litër.

Sipas Global Petrol Price, çmimet më të shtrenjta të naftës i kanë vendet e zhvilluara, ndërsa vendet prodhuese dhe ato tipikisht të varfra kanë çmimet të ulta, ndërkohë që Shqipëria bën një përjashtim.

Pavarësisht çmimit të lartë, cilësia e karburanteve në vendin tonë mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët, të cilët shpesh kanë denoncuar se nafta dhe benzina e keqe u ka dëmtuar dhe automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat