Dogjani: Gjatë 8 viteve të qeverisjes është ushtruar dhunë mbi qytetarët, policia është vënë kundër popullit

Shqipëria

Dogjani: Gjatë 8 viteve të qeverisjes është ushtruar dhunë mbi qytetarët, policia është vënë kundër popullit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:55
Asllan Dogjani

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti Asllan Dogjani u shpreh se gjatë 8 viteve të qeverisjes është ushtruar dhunë mbi qytetarët.

Dogjani: Gjatë 8 viteve të qeverisjes është ushtruar dhunë mbi qytetarët. Janë arrestuar njerëz për energji elektrike. Ka pasur raporte ndërkombëtare që kanë dënuar dhunën në vendin tonë.

Reagimi i qytetarit ishte se dhuna policore kishte shkuar në kulm. Ajo që e ka ndihmuar që të jemi në këtë situatë dhune ku është vendosur populli me policinë, kanë ndikuar edhe disa media.

Është vrarë një qytetar 25-vjeçar në derën e shtëpisë sepse ka thyer karantinën. Është vrarë nga arma e shteti. Deklaratat e policisë kanë tentuar që ta fshehin ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat