I shpëtoi bombës në mes të Tiranës, publikohet fotoja e Preng Gjnit pas daljes nga spitali

Shqipëria

I shpëtoi bombës në mes të Tiranës, publikohet fotoja e Preng Gjnit pas daljes nga spitali

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Ilustrim

Publikohet fotoja e Preng Gjinit, pas operacionit që kreu jashtë shtetit si pasojë e plagosjes nga atentati në 15 shtator të këtij viti me bombë me telekomandë në mes të Tiranës.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh në studion e “ABC”-së se Gjini, i vetmi nga vëllezërit që ka mbetur gjallë si pasojë e përplasjeve dhe hakmarrjes, është larguar jashtë vendit për shkak të frikës në Shqipëri.

“Atë e shpëtoi Zoti. Unë besoj se ai ndodhet jashtë shtetit, jo në Shqipëri. Ai është operuar në sy dhe krah. Kjo foto është pasi ka dalë nga spitali. I uroj shëndet, se është i vetmi që ka mbetur nga vëllezërit Gjini.

Preng Gjini ka dhënë deklarime, problematika e tij në Shqipëri ishte kjo, që ai edhe pse ruhej u bë viktimë e një atentati, në kushtet kur nuk ka parë siguri, ndjen edhe rrezikun dhe u largua edhe nga Shqipëria dhe mendon se është më i sigurt, por në serial vrasje janë bërë edhe në Romë edhe në Belgjikë.

Atentatori, rezulton që të jetë një italian, kemi histori edhe të vrasjeve me pagesë. Atentati u krye me telekomandë dhe pamjet dëshmojnë kush është autori, e ka parë me sy të lirë kur ndodhi shpërthimi dhe iku, por nuk është identifikuar.

Dyshimet janë se është italian dhe u soll me pagesë, por nuk është bërë e mund të zbulohet”, tha Hoxha. Ndërkohë që pak ditë më parë, në datë 15 Dhjetor u vra kushëriri i tij i parë në Rrëshen, Anton Keli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat