Gjyqi i operacionit antidrogë në Vlorë, merret vendimi për efektivët e policisë

Shqipëria

Gjyqi i operacionit antidrogë në Vlorë, merret vendimi për efektivët e policisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:55
Ilustrim

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën “Detyrim Paraqitje” për katër punonjësit e policisë së Vlorës.

Mësohet se kjo masë është marrë ndaj efektivëve Arjan Tase, Artur Veshaj, Ilir Kadena dhe Alem Llanaj.

Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, ndërkohë që gjykatësja e çështjes ishte Elona Mihali.

Efektivët e policisë janë arrestuar gjatë megaoperacionit antidrogë në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Si pjesë e operacionit janë arrestuar 47 shtetas, nga këta 32 prej tyre ditën e mërkurë u njohën me masën e sigurisë, ku 27 personave iu caktua masa “Arrest me burg”.

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë.

Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat