Bledi Çuçi merr detyrën si Ministër i Brendshëm, ja premtimi i tij

Shqipëria

Bledi Çuçi merr detyrën si Ministër i Brendshëm, ja premtimi i tij

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pasditen e sotme ka marrë detyrën në këtë dikaster. Gjatë fjalës së tij, Çuçi ka premtuar se me marrjen e detyrës do të punojë shumë që në përfundim të mandatit publiku të thoshte i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm dhe jo Ministrit të Policisë apo atij të rendit.

Sipas tij ‘po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar Ministria e Brendshëm si e tillë, si e tërë, asnjë reformë qoftë edhe në policinë e Shtetit nuk do të ketë gravitetin e duhur.”

Rama: Në politikë është si në dramaturgji që vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë mënyra se si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja nga skena e aktorit.

Përveç shprehjes së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e dhënë nga Kryeministri dhe nga grupi parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut mbi të gjitha doja të thosha që në përfundim të mandatit tim do kisha dëshirë që publiku të thoshte i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm dhe jo Ministrit të Policisë apo atij të rendit. Gjë që për fat të keq ka qenë dhe vazhdon të mbetet një perceptim me gjithë përpjekjen shumë të madhe që bëri edhe Sandri për ta ndryshuar këtë mentalitet.

Sepse besoj fort dhe jam i bindur që po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar Ministria e Brendshëm si e tillë, si e tërë, asnjë reformë qoftë edhe në policinë e Shtetit nuk do të ketë gravitetin e duhur. Kjo është dëshira ime dhe është një lloj premtimi, apo angazhim i imi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat