Aleanca për Teatrin në protestë, Liçaj: Nuk tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta

Shqipëria

Aleanca për Teatrin në protestë, Liçaj: Nuk tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Neritan Liçaj

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pasditen e kësaj të diele ka paralajmëruar një protestë para ministrisë së Brendshme.  Protesta vjen vetëm një ditë pas shoqërimit të disa prej anëtarëve të saj në polici.

Përfaqësuesit shprehen se ky është një tjetër veprim arrogant i policisë së Shtetit që  vjen pas vrasjes së Klodianit dhe dhunimit të protestuesve që dolën në rrugë.

Një prej pjesëmarrësve në protestë është aktori Neritan Liçaj i cili është shprehur se nuk do të tërhiqen nga e drejta që i takon qytetarëve. Nëse kryeministri na përgjigjet me arrogancë të njëjtën gjë dhe do të marrë ka theksuar ai.

Sipas tij ato nuk do të tërhiqen dhe duan të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta.

“Nuk jemi forcë politike dhe nuk kemi asnjë strukturë dhe skenar por bëjmë një thirrje dhe i ftojmë në kauz të gjithë këtij regjimi që është instaluar që ne do të jemi në shesh. Arrestimet e djeshme ishin absurde. Unë po flas për Aleancën pën për Teatrin që u sulmuam politikisht nga mazhoranca dhe nga e majta. Ne nuk duam të tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta dhe e drejta jonë njerëzore.

Arrestimi është një tjetër sinjal tjetër, ato janë njerëz paqësor dhe që janë dhunuar dhe në komisariat, është një veprim prej kalamajsh nga ana  e qeverisë dhe ne kërkojmë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë. Dhe pse Turi i Surrelit nuk do të di nga të hidhet me datë 25 prill,  vijon me arrogancën e tij, që atë po bjerr tashmë”, ka thënë Liçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat