Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë në flakë paraditen e sotme, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën një 50-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në orën 09:22 në rrugën “Njazi Meka”, në Tiranë.

Sakaq, shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat