“Në bazë të analizës, rezultoni me Covid”, ish-deputeti socialist tregon situatën që e hutoi

Shqipëria

“Në bazë të analizës, rezultoni me Covid”, ish-deputeti socialist tregon situatën që e hutoi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Namik Dokle

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, ka rrëfyer një situatë në të cilën është gjendur, e cila e ka lënë pa fjalë dhe hutuar, për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve të cilët edhe pse mund të jenë të dyshuar, apo më keq akoma, kanë kryer tampon, dalin lirshëm për të bërë pazar.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Dokle shkruan se kur kishte shkuar për të blerë fruta-perime, një zonje, e cila nuk mund ta lexonte SMS-në që i erdhi në telefon, i kërkoi ndihmë një personi të pranishëm aty.

Ai i jep lajmin se në mesazh shkruhej që ajo kishte rezultuar pozitive me Covid.

Postimi i plotë

“CFARE T’U THUASH NJREZVE TE TILLE?!!

Shkon tjetri te bleje ca fruta dhe perime. Gjen aty edhe bleres te tjere.

Njeres prej tyre i tringellin celulari. Ajo ia jep bleresit qe ka me afer dhe
i thote: Me erdhi nje mesazh, ma lexo se nuk e shoh mire, – dhe ia leshon
celularin ne dore. Dhe ai lexon: Ne baze te analizes qe keni bere , rezultoni
pozitiv me covid-19!

Cfare t’u thuash njerezve te tille?!”, shkruan Dokle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat