Ka rënë numri i rasteve të infektimit me Covid, mjeku Skënder Brataj tregon çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Ka rënë numri i rasteve të infektimit me Covid, mjeku Skënder Brataj tregon çfarë ka ndodhur

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Skënder Brataj

Trendi në ulje i rasteve të reja ditore gjatë javës së fundit, për kreun e Urgjencës, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm. I ftuar në Report Tv, Brataj ka listuar si një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit. Ai ka bërë me dije se ka edhe një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit dhe thirrjeve në numrin e Urgjencës, 127.

"Numër i ulët i rasteve ditore si rezultat i masave që janë marrë, përkon me bllokimin e orës 22:00, mos hapja e universiteteve, kufizimi i shkollës, e shoqëruar nga higjiena, maskat. Mendoj që është rezultat i masave të marra. Ndoshta jemi dhe shumë të lodhur dhe kërkesat për tampon nuk janë të mëparshme, nuk kërkon më njeri të heq merakun, apo kam pasur kontakt me mikun që ka rezultuar pozitiv. Ka një rënie të thirrjeve për ndihmë dhe për të bërë tamponë", tha Brataj.

Në ulje ka qenë edhe numri i të shtruarve në spitale, gjë që për kreun e Urgjencës, një nga motivet është frika nga spitalet për shkak të publicitetit të keq.

"Ka njerëz që trajtohen në shtëpi, që kanë frikë ta kenë spitalin nga publiciteti i keq që është bërë, por dhe numri i të shëruarve është i lartë dhe këtu janë edhe ata që kanë dalë nga spitali. Shpresoj që ta kemi kapur kulmin e kurbës dhe jemi në zbritje, numra më real se sa këtë herë nuk ka pasur asnjëherë. Mendoj që janë një seri gjërash që kurohen në shtëpi, fakti nga masat, që jemi 10 muaj nga pandemia, fakti që çdo virus ka përhapjen dhe uljen e virulencës së tij. Numri i lartë i të vdekurve nuk ka rritje të përqindjes, gjithmonë ka qenë ky numër me 2 shifra, në% me numrin total nuk ka rritje, 2.06 është vdekshmëria", tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat