Lëvizje nga SPAK/ Hetim pasurisë së deputetit Rahman Rraja dhe nipave të tij të arrestuar si ‘koka’ të grupit të kokainës

Shqipëria

Lëvizje nga SPAK/ Hetim pasurisë së deputetit Rahman Rraja dhe nipave të tij të arrestuar si ‘koka’ të grupit të kokainës

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Ilustrim

Detaje të reja zbardhen nga goditja e grupit kriminal që drejtohej nga shqiptarët për trafik kokaine në Belgjikë, Gjermani.

Report Tv mëson ekskluzivisht se SPAK regjistron hetim pasuror sipas ligjit antimafia ku do verifikohen një sërë pasurish. Në “sitë” do të jetë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.

Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rahman Rraja si person i lidhur me dy të dyshuarit si drejtues të grupit.

Në harkun kohor të 3 viteve nisur nga 2018 këtij grupi ju sekuesteua 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. Spak do tu kërkoj bankave, hipotekës, agjensive të tranafertave të dhëna për trasaksikne ndër vite.

Verifikimet për pasurinë e deputetit në zbatim të ligjit antimafia si person i lidhur me të arrestuarit pasi Ramazani ishte nipi i tij. Kërkesat për verifikim nisen nga sot, SPAK: për çdo pasuri të pajustifikuar do kërkohet sekuestro e konfiskim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat