Meta rrit tonet: Koha për t'i dhënë fund falsitetit të këtij sistemi

Shqipëria

Meta rrit tonet: Koha për t'i dhënë fund falsitetit të këtij sistemi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:06
Ilir Meta

"Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve".

Ky ishte mesazhi i radhës së presidentit Ilir Meta kundër mazhorancës aktuale, duke e akuzuar për mos dhënien e mundësisë për të rinjtë që po largohen.

Një ditë më parë, presidenti Meta pati një takim me të rinjtë pjesë e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.

"Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me të rinjtë, në veçanti të dëgjoj idetë dhe vizionin e tyre për një shoqëri më të drejtë, që u jep mundësi dhe i bën pjesë të vendimmarrjes në çdo nivel.
Në takimin e përzemërt që pata sot me një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, theksova domosdoshmërinë që rinia të jetë e bashkuar, të shkundet nga apatia dhe me guxim e kurajë të detyrojë çdo institucion "të shurdhët" të dëgjojë zërin e tyre", u shpreh presidenti në një postim në Facebook.

Më tej ai shtoi se "Është tepër e rëndësishme, që të rejat dhe të rinjtë të përfshihen në të gjitha institucionet vendimmarrëse, në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe kudo ku merren vendime për të ardhmen e tyre".

"Jo për të qenë thjesht “kukulla" të partive, por zë konkret dhe i fortë i denoncimit të problemeve të rinisë, që nga arsimi e deri tek punësimi, si dhe protagonistë të zgjidhjeve e mundësive të reja për bashkëmoshatarët e tyre. Do të jem përherë në krah të tyre, për ta fituar me çdo mjet demokratik këtë luftë të përbashkët, që garanton të ardhmen europiane të Shqipërisë, sepse rrugë tjetër nuk mund të ketë", theksoi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat