Humb jetën për shkak të Covid-19 muzikanti i Teatrit Kombëtar

Shqipëria

Humb jetën për shkak të Covid-19 muzikanti i Teatrit Kombëtar

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:07
Andrea Canaj

Ka humbur jetën për shkak të Covid-19, muzikanti Andrea Canaj. Lajmi i hidhur është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Përmes një mesazhi TKOB bën me dije se Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare. Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës.

Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

“Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat