Elbasan, ndotja 4 herë mbi normën/ As izolimi i pandemisë nuk e pastroi ajrin mbi qytet

Shqipëria

Elbasan, ndotja 4 herë mbi normën/ As izolimi i pandemisë nuk e pastroi ajrin mbi qytet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Me apo pa covid në Elbasan duhet të përdorësh maskën.

Këtë e sugjeron aparatura matëse e cilësisë së ajrit e vendosur nga Klubi Ekologjik Elbasan sipas së cilës ajri është i pashëndetshëm dhe rekomandohet mbyllja e dritareve dhe  vendosja e maskës.

Ndotja arrin deri 4 fishin e normës së lejuar ndërsa sipas specialisteve kjo është ndotje industriale dhe në vend të dytë vjen ndotja e shkaktuar nga cilësia e karburanteve.

Të dhënat e ndotjes rriten pas mesnatës çka çon në logjikën që trafiku gjatë natës është më i vogël, por puna e industrive pa filtra është më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat