''Gabuam që në fillim'', ish-i përndjekuri politik Simon Mirakaj: Shtresa jonë nuk ka marrë atë që meriton

Shqipëria

''Gabuam që në fillim'', ish-i përndjekuri politik Simon Mirakaj: Shtresa jonë nuk ka marrë atë që meriton

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:40
Simon Mirakaj

Zvarritja e procesit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist, ka bërë që jo vetëm të dënuarit, por edhe trashëgimtarët të largohen nga jeta pa e gëzuar këtë të drejtë.

Anëtari i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Simon Mirakaj, tha për Euronews Albania se kjo kategori e shoqërisë nuk është trajtuar siç duhet.

“Për hir të së vërtetës duhet thënë se jeta nuk ka çmim. Shtresa jonë nuk ka marrë atë që meriton, atë sakrificë. Integrimi i kësaj shtrese është jashtëzakonisht i vështirë. Vetëm ai që e ka bërë atë burg kupton çfarë ka hequr, jo të tjerët”, tha ai.

Ai tha se në vitin 2007 u hartua një ligj, i cili dëmshpërblente me para (Cash) ish-të përndjekurit, por edhe kjo çështje shtoi ai, pati probleme në plotësimin e dokumentacioneve.

“Në 2007 u vlerësua një ligj me një vlerësim me lekë [cash], ky ligj pati sorollatja në plotësimin e dokumentacioneve. Ligji 2007 u pranua nga halli. Pati vështirësi në plotësimin e dosjeve. Megjithatë njerëzit i plotësuan këto dosje. Plotësimi kërkohej të bëhej brenda dy vitesh, dhe kjo nuk kishte e drejtë, sepse të burgosurit nuk kanë pasur afat për burgun që kanë bërë. Janë edhe 3 mijë të dosje të paprekur, sepse kanë ardhur jashtë fatit. Nuk ka zgjidhje. Për këto dosje nuk kemi asgjë zyrtare, dhe dëmshpërblimi filloi më 15 mars të 2009”, tha ajo.

Përballë gazetares Ilva Tare, z. Mirakaj u shpreh se ky ligj ka dështuar sa i takon procesit të dëmshpërblimin ndaj trashëgimtarëve të të ish-të dënuarve politikë, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

“Për trashëgimtarët kanë dështuar. Qeveria të japë këstet për trashëgimtarët. Të burgosur politikë sipas dokumenteve janë 17500,  por mendohet se janë edhe më shumë, por në letra janë 17500. Të burgosur, sepse ka edhe të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, janë pastaj edhe të internuarit”, tha ai.

Duke folur për këtë çështje të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, z. Simon Mirakaj nënvizoi se edhe ish-të burgosurit politikë gabuan që në hapat e parë, pikërisht në momentin kur zgjodhën të themelojnë shoqatën e tyre.

“Duke qenë se PD-ja ishte parti e parë opozitare, dhe shumë nga të ish-burgosurit  mbështetën PD-në. Kryetari i parlamentit ishte një i burgosur politik. Pati afërsisht 30 deputetë, që shumica e tyre ishin ish të burgosur politikë dhe trashëgimtarë të parë të këtyre familjeve, që ishin anatemuar nga regjimi komuniste. Shumica e të përndjekurve politikë e mbështeten PD. Edhe njëherë e theksoj ne gabuam në start (fillim). Ne gabuam në start, nuk kishim pse të krijonim shoqatë. Ky qe gabimi ynë.Të dalësh nga burgjet, të dalësh nga kampet nuk mundesh të jesh aq i kthjellët”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat